Noizy dhe Cllevio flasin publikisht për herë të parë, diskutojnë për një bashkëpunim

Mediale Vip

Noizy dhe Cllevio flasin publikisht për herë të parë, diskutojnë për një bashkëpunim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:57
Noizy dhe Cllevio

Cllevio, u shndërrua në personazhin më të komentuar qysh nga momenti kur pati një konflikt me reperin e njohur shqiptar, Noizyn.

Por rep artistët, Noizy dhe Cllevio, tanimë duket t’i kenë rregulluar raportet mes tyre.

Së fundi ata ishin bashkë në një ‘live’ të mbajtur në ‘Instagram’, kështu për herë të parë duke komunikuar publikisht.

Cllevio i ka kërkuar një bashkëpunim muzikor, Noizyt, pasi që sipas tij, ky i fundit gëzon një reputacion të madh në publik, ndërsa e ka krahasuar edhe me artistin e famshëm amerikan, Jay Z.

“Njerëzit e kanë ëndërr që ta shohin Noizyn. Unë po flas si publik. Noizy është largpamës, pas 15 viteve është sikur Jay Z, nuk është se do të merret shumë me muzikë. Unë e dua një këngë me Bellën këtu, dua t’i rrëmbej klikimet. I dua vetë lekët unë Noizy”, ka thënë Cllevio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat