Erdhi himni për Prishtinën nga Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti

Mediale Vip

Erdhi himni për Prishtinën nga Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti

Nga: M.L. Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:05
Besim Bunjaku

Një himn për Prishtinën sapo ka ardhur nga dy artistët Besim Bunjaku dhe Gazmend Mehmeti.

Kënga quhet "Sa shumë të dua Prishtinë" dhe i dedikohet tifozërisë së flaktë të skuadrës së kryeqytetit, por edhe Prishtinës së bukur të sportit, të trofeve, dashurisë nga i madh e i vogël për këtë qytet. Aktori i njohur Shkëlqim Bunjaku i cili është regjisori i klipit fantastik, i cili ka publikuar në rrjetin e tij social këtë video ka shkruar kështu:

"E di që është ma e pakta kjo që kemi ba për ty. Ti meriton shumë ma shumë. Se ti je ajo që na rrite me shumë dashuri e ndjenja që i kemi lanë në memoriet e kujtimeve të kafeneve dhe rrugëve tua. Dashurinë që kemi për ty nuk mundemi me tregu me një kangë. Jemi të vegjël para teje.

Por ja që pas gjithe atyre sakrificave u munduam ta bëjmë ty këtë dhuratë.

E falendëroj vëllaun tim Besim A. Bunjakun për këtë tekst dhe kangë që ja dha Prishtinës dhe që e kënduan kaq bukur me ideatorin dhe këngëtarin tjeter, shokun tim të jetës Gazmend Mehmetin që nuk më la asnjëher vetëm. Një falenderim i veçantë shkon për Video Art dhe te gjithë ekipin punues.

Që nga aktorët që gjetën kohen e tyre deri tek ata që e ndihmhuan Video - klipin financiarisht. Me falni nëse ju kam mundu gjatë xhirmeve por ja që Prishtina jonë e meriton këtë djersë dhe DASHURI.Sa shumë të dua Prishtinë!" Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë dhe do ta bëni edhe ju hitin tuaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat