Stormzy flet për ndarjen nga prezantuesja Maya Jama

Mediale Vip

Stormzy flet për ndarjen nga prezantuesja Maya Jama

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:59
Stormzy dhe ish-partnerja e tij

Reperi britanik, Stormzy, së fundmi ka bërë një intervistë me Louis Theroux.

Kryesuesi i top-listës zbuloi gjithçka rreth prejardhjes së tij, besimit dhe mënyrës sesi e ka përballuar duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës britanike.

Në serinë e re të intervistave të Louis Theroux, Stormzy fokusohet në pasojat e thella të përfundimit të marrëdhënies së tij me prezantuesen televizive, Maya Jama.

Ai tha: “Ndarja ime, ishte ndoshta katalizatori më i madh për rritjen si një burrë tani”.

“Ishte sikur, në rregull, ke bërë një gabim dhe ke humbur dikë që e doje, dikë për të cilin kujdeseshe, dikë që është e veçantë për ty.

“Kjo është ndoshta humbja më e madhe që një mashkull mund të ketë, apo jo? Larg dikujt që të vdes, kjo është humbja më e madhe që mund të kesh”.

“Kishte gjëra të tjera për sa i përket gabimeve që kisha bërë”, tha ai në vazhdim.

“Unë nuk bëra atë që një burrë duhet të bëjë për të vlerësuar plotësisht dashurinë dhe kujdesin për gruan e tij”.

Stormzy, 29 vjeç dhe Maya, 28 vjeçare, filluan të takoheshin në vitin 2016 kur asnjëri prej tyre nuk ishte i famshëm, por u ndanë në vitin 2020 mes akuzave se ai e kishte tradhtuar.
Ai mohoi po ashtu tradhtinë ndaj ish-partneres, por pranoi se i duhej të mësonte disa gjëra për sjelljen e tij.

Stormzy i tha Louis: “Shkurtimisht, mësova se nëse nuk dua të ndihem përsëri kështu dhe nëse besoj se Zoti do të më bekojë përsëri me një grua të mrekullueshme, një familje dhe martesë dhe të gjitha këto gjëra, duhet të bëj të gjithë punën e nevojshme që të mos jem më kurrë në atë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat