Arrestohet këngëtari i njohur dhe tre persona të tjerë, zbardhet arsyeja

Mediale Vip

Arrestohet këngëtari i njohur dhe tre persona të tjerë, zbardhet arsyeja

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:26
Trannos

Këngëtari i njohur i repit, Trannos, 22 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Omonias, së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për armëmbajtje pa leje .

Vihet re se këngëtari është arrestuar me të njëjtën akuzë, më 31 maj 2022, në Burnazi.Sipas ELAS-it, oficerët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm ndaluan pak pas orës 4 të mëngjesit për kontroll në rrugën Iakchou në Omonia, një automjet tip foristradë, në të cilin udhëtonin katër persona, këngëtari, një 31-vjeçare grek dhe dy shqiptarë, 32 dhe 37 vjeç.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet një pistoletë, për të cilën nuk kishte leje posedimi të ligjshëm.

Menjëherë më pas janë arrestuar të katër personat që e shoqëronin, ndërsa pistoleta është konfiskuar. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat