E trishtë/ Ndërron jetë stilisti i njohur

Mediale Vip

E trishtë/ Ndërron jetë stilisti i njohur

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:17
Renato Balestra

Stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Balestra mbylli sytë në Romë në moshën 98-vjeçare.

Ansa.it shkruan se lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia.

Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”.

Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat