E pazakontë, këngëtari i njohur ndërron jetë në ditën e dasmës së tij

Mediale Vip

E pazakontë, këngëtari i njohur ndërron jetë në ditën e dasmës së tij

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 23:18
Këngëtari i muzikës Country, Jake Flint

Këngëtari i muzikës Country, Jake Flint, ka ndërruar jetë të shtunën.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat cituan menaxheren e tij teksa thanë se ai vdiq në moshën 37-vjeçare teksa po flinte, megjithëse nuk e bënë të ditur shkakun.

“Me zemër të thyer dhe në pikëllim të thellë duhet të njoftoj se Jake Flint ka ndërruar jetë tragjikisht”, shkroi menaxherja e tij.

E veja e Flint, Brenda Flint, postoi një video të realizuar me sa duket në dasmën e tyre të shtunën, ku këngëtari shihet duke kërcyer dhe përqafuar nusen e tij të re.

Nuk e kuptoj”, ka shkruar ajo krahas videos.

Në një postim tjetër të martën, Brenda ndau dhimbjen që po ndjente.

“Duhet të kalojmë nëpër fotot e dasmës, por në vend të kësaj më duhet të zgjedh rroba për të varrosur burrin tim. Njerëzit nuk janë të destinuar të ndiejnë kaq shumë dhimbje,” shkroi ajo mes të tjerash në postimin e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat