Dhurata në muajin festiv nga David Dreshaj quhet "The Christmas Ep"

Mediale Vip

Dhurata në muajin festiv nga David Dreshaj quhet "The Christmas Ep"

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:31
David Dreshaj

Një nga idetë më fantastike në muajin festiv që është dhjetori dikur vinin me këngët për Krishtlindje si: Frank Sinastra, Elvis Presley, Mariah Carey , Michael Buble apo shumë yje të tjerë botëror, por tashmë kemi idenë e artistit shqiptar.

Po pikërisht këngëtari David Dreshaj sapo ka sjellë një projekt mjaft të bukur që e ka quajtur "The Christmas Ep" me 7 këngë të njohura krishtlindjesh të kënduar mjaft origjinale e bukur nga talenti nga Malësia.

Këngët mjaft të njohura gjashtë prej tyre, ndërsa një dhe e para që është në gjuhën shqipe është e re dhe albumi përmban si : " Si Këmbanë", " What Child is This", " Silent Night", Noel ( He is born", " Mary did you know" , "Jingel Bells', 'O come, o come Emmanuel" i gjeni në Ep nga David Dreshaj dhe na besoni do tju bëjnë festat e fundvitit teksa i dëgjoni edhe më të lumtura.

Artisti ka qenë përzgjedhës i rafinuar edhe me bashkëpunëtorët në këtë projekt duke nisur nga muzika dhe arranzhmani, mix- master Darko Dimitrov, tekstshkruesi Elinel duke qenë i kujdesshëm të përmende edhe muzikën origjinale të disa prej këngëve të njohura por që i ka dhënë dorën e ngjyrën edhe vetë ai në secilën pjesë këtij projekti.

E veçanta e këtij albumi që do të vulosë karrirën e tij muzikore si artist i shumë hiteve është dhe fotoja që ka dashur të prezantohet me Davidin kur ishte i vogël, duke piktuar më shumë lumturinë festive të këtyre këngëve. Ne ju ftojmë t'i shijoni e t'i dëgjoni në linkun më poshtë një e nga një publikuar në ditën e parë të dhjetorit të gjithë projektin me klipe e ku i gjeni në kanalin e Youtube me emrin David Dreshaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat