Klaudia Pepa fiton çmim të rëndësishëm në Rumani

Mediale Vip

Klaudia Pepa fiton çmim të rëndësishëm në Rumani

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:57
Klaudia Pepa

Balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”. Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Klaudia, përmes një postimi në Instagram.

“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.

Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Pepa.

“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër, i cili po transmetohet në “Rai Cinema”. Roli i Klaudias nis si një punonjëse lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por historia nuk ka një fund të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat