“E gjithë bota në krahët e mi”/ Dedikimi i ëmbël i Xhensila Myrtezajt për vogëlushen e saj na i bëri sytë ‘zemra’

Mediale Vip

“E gjithë bota në krahët e mi”/ Dedikimi i ëmbël i Xhensila Myrtezajt për vogëlushen e saj na i bëri sytë ‘zemra’

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 21:38
Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaki dhe vajza e tyre

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i ka emocionuar të gjithë së fundmi me dedikimin për vogëlushën e saj, Ajkën.

Artistja publikoi në Instagram disa foto mjaft të bukura me vajzën e saj teksa ndodhen jashtë Shqipërisë. Krahas imazheve Xhensila i dedikoi Ajkës disa fjalë të ëmbla.

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e saj në rrjetin social “Instagram”. Teksa ndodhet jashtë Shqipërie, Xhensila nuk i ka ndaluar fotot e bukura por edhe dedikimet për Ajkën.

“Ajka mamit. E çmuara ime, ti më fut në botën tënde si askush tjetër, shpirti më gjen qetësi kur të kam pranë vetes, dhe zemra buçet nga lumturia kur fytyra jote e bukur qesh. Pasqyrimi syve të tu, është e vetmja dritë e syve të mi.

Qesh dhe jeto gjithmonë e lumtur Ajk, kaq mjafton për të jetuar mami. E gjithë bota në krahët e mi”,– shkroi Xhensila.

Kujtoimë se disa ditë më parë, Xhensila dhe Besi realizuan një set fotografik për sezonin e festave, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë. Natyrisht që në këto poza kaq të ëmbla nuk mungoi as Ajka.

Por duket se këto foto nuk ndodhen vetëm tre anëtarët e familjes. Siç shihej, Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i artistes. E si për të shtuar më shumë dyshimet në foto shkruhej: “Coming Soon”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke na shtuar dyshimet për një pritje të ëmbël. E nëse është kështu, do të na duhet të presim edhe pak, për të parë nëse realisht këngëtarja është në pritje të ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat