“Tu afruam dhe ike, mendjemadhe”, ndjekësit e “kryqëzojnë”, Arbana Osmani ka një përgjigje

Mediale Vip

“Tu afruam dhe ike, mendjemadhe”, ndjekësit e “kryqëzojnë”, Arbana Osmani ka një përgjigje

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:00
Arbana Osmani

Edhe moderatorja ka reaguar për ndeshjen e Botërorit, Serbi-Zvicër e cila u përjetua shumë nga shqiptarët për shkak të Shaqirit dhe Xhakës që na dhuruan spektakël.

Ajo e ka risjellë këtë me një pjesë të filmit ku ka marrë pjesë së fundmi, të cilin e ka prezantuar në disa vende të botës.

Por në këtë postim Arbana është përballur me akuzat e ndjekësve të cilët e quajnë mendjemadhe.

“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”.

Por Arbana e ka mohuar menjëherë duke thënë se kanë qenë aty deri në fund.

Më poshtë një tjetër ndjekëse bie dakort me komentuesen e parë.

“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dya herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe.

Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpreoj të kenë qenë thjesht çastë të gabuara në ditë të gabuara”, shkruan ndjekësja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat