Shembja e paligjshme e “Prestige Resort”, Budina: Është një ndërhyrje tipike mafioze, jemi në rrezik të jashtëzakonshëm!

Mediale Vip

Shembja e paligjshme e “Prestige Resort”, Budina: Është një ndërhyrje tipike mafioze, jemi në rrezik të jashtëzakonshëm!

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Regjisori Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina e konsideron ndërhyrje tipike mafioze aksionin e IKMT-së dhe policisë për prishjen e paligjshme të “Prestige Resort”.

Kjo ndodh, sipas tij, sepse kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm dhe që vepron pa arsye.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Budina tha se qeveria sot vepron me 100 standarde, teksa me ligjin dhe shtetin, Rama bën çfarë i intereson.

Budina: Është një ndërhyrje tipike mafioze. Është skandaloze, kemi një kryeministër të papërgjegjshëm. Vepron pa arsye fare. Është një ndërhyrje nga më brutalet, këtë gjë e kemi provuar me Teatrin Kombëtar duke shkelur të gjitha ligjet. Ne e kemi thënë se do t’u vijë në shtëpitë tuaja, por ata nuk e mendonin, por kur shkoi edhe tek 5 Maji edhe tani tregon se jemi në një rrezik të jashtëzakonshëm. Vendi ka ligje, por ky është skandal.

Çështja e parë është respektimi i ligjit, nuk bëhet fjalë vetëm për sipërmarrësin, por për dinjitetin e një shteti e një kombi të tërë. Sepse këtu vijnë të shkatërrojnë pronën tënde, nuk e di se në cilin vend demokratik ndodh kjo.  Qytetarët duhet të ngrenë zërin, ‘je dakord me mua të shpërblej në mënyrën më të paligjshme, nuk je dakord me mua, unë të shkatërroj’, kështu veprojnë këto. Qeveria sot vepron me 100 standarde, me shtetin dhe me ligjin bën atë çfarë i intereson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat