U gjet pa shenja jetë në vaskë, familja e Aaron Carter dëshiron që pasuria e këngëtarit të ndjerë t’i kalojë djalit të tij 1-vjeçar

Mediale Vip

U gjet pa shenja jetë në vaskë, familja e Aaron Carter dëshiron që pasuria e këngëtarit të ndjerë t’i kalojë djalit të tij 1-vjeçar

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Familja e Aaron Carter

Familja e Aaron Carter dëshiron që pasuria e këngëtarit të ndjerë t’i kalojë djalit të tij 1-vjeçar, Prince.

Sipas TMZ, nëna e këngëtarit, Jane Carter tha se ajo ende se ka takuar nipin e saj, por dëshiron që ai të trashëgojë të gjitha pasuritë e babait të tij.

Reperi i ndjerë vdiq pa lënë një testament, konfirmoi një burim për Us Weekly.

“Mendoj se Aaroni do të kishte dashur që gjithçka t’i kalonte djalit të tij dhe familja nuk ka nevojë për para”, u shpreh ajo.

Jane shtoi se do të dëshironte të kishte një kontakte me nipin e saj dhe të fejuarën e Aaron-it, Melanie Martin, e cila aktualisht ka kujdestarinë e Prince.

Ndërkohë Martin kohët e fundit ka deklaruar se nuk donte marrëdhënie të këqija me familjen e Aaron pasi u konfirmua se ajo nuk do të ftohej për të përhapur hirin e këngëtarit të ndjerë në Florida Keys.

Ajo theksoi se shqetësimi i saj më i madh ishte kujdesi për djalin e tyre.

“Unë nuk dua asnjë problem apo stres për pasurinë e Aaron”, tha Martin për TMZ më 29 nëntor. “Unë thjesht dua të kujdesem për Prince dhe dua që trashëgimia e Aaron të jetojë.”

Aaron u gjet tragjikisht i vdekur në vaskë në banesën e tij. Ai u nda nga jeta në moshën 34 vjeçare. Pas kësaj Jane i kërkoi vajzës së saj Angel, binjakia e Aaron, të paraqiste një peticion për të shërbyer si administratore e pasurisë së tij.

Edhe pse këngëtari vdiq pa testament, prona e tij dhe pasuritë e paluajtshme, që thuhet se kapin vlerën e rreth gjysmë milioni dollarë, ka shumë të ngjarë të trashëgohen nga djali i tij, sipas ligjeve të trashëgimisë në Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat