Rama e sjellë në Prishtinë bendin e famshëm anglez, koncert festiv për 17 shkurt

Mediale Vip

Rama e sjellë në Prishtinë bendin e famshëm anglez, koncert festiv për 17 shkurt

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:26
Morcheeba Band

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së republikës së Kosovës do të organizojë koncert festiv, ku të pranishëm do të jenë bendi i famshëm anglez Morcheeba Band.

Rama bëri të ditur se koncerti do të mbahet na sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë, duke filluar prej orës 18:00.

Postimi i plotë:

Prishtinë, me kënaqësi ju njoftoj se me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës tonë, Komuna e Prishtinës do të organizojë koncertin festiv me bendin e mirënjohur Morcheeba Band

Koncerti do të mbahet në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, duke fillu nga ora 18:00.

Ky koncert do jetë një ngjarje e paharrueshme, ku para Morcheeba do të kemi kënaqësinë me përjetu performancën e artistëve tonë të Prishtinës, Shpat Deda e La Fazani me bendet e tyre.

Pra, hajdeni, merrni biletat dhe bashkohuni me ne për një natë me muzikë, vallëzim dhe festë

Për një natë të Prishtinës së përjetimeve!

Faleminderit shumë të gjithë partnerëve tanë për mbështetjen, pa të cilët kjo ngjarje do të ishte e pamundur

#kryeqyteti

#prishtinaepërjetimeve

Rezervoni biletat tuaja tani

https://www.rave-travel.com/event-details-en.nspx...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat