Një propozim i dytë pak pasi konfirmoi publikisht se është e martuar, si reagoi Rita Ora kësaj here?

Mediale Vip

Një propozim i dytë pak pasi konfirmoi publikisht se është e martuar, si reagoi Rita Ora kësaj here?

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:36
Rita Ora

Rita Ora ka shijuar një natë të egër në klubin e natës në Londër “Heaven” pasi më në fund konfirmoi martesën e saj me Taika Waititi ditë më parë.

Këngëtarja 32-vjeçare u fotografua duke bërë shaka në prapaskenë me yllin e “Gogglebox”, Joe Baggs, i cili dukej se u ul në një gju dhe i propozoi asaj.

Rita, e cila u shtir si e tronditur nga ky gjest, duke shtrënguar duart në gjoks, përpara se të tregonte gishtin e unazës së martesës për të shpjeguar se ishte tashmë e “zënë”. Dhe ne tashmë e kemi të ditur si gjë, pasi krijuesja e hitit “Let Me Love You” sapo ka konfirmuar se është një grua e martuar pasi lidhi martesën me regjisorin 47-vjeçar Taika në një ceremoni sekrete vitin e kaluar.

Gjatë një interviste me “Heart Breakfast” më 27 janar, Rita tha: “Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaja me këtë fakt. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit, por që në të vërtetë doli e kundërta.”

Rita Ora ka mahnitur fansat teksa ka veshur një fustan latex tërësisht të tejdukshëm për të treguar format e saj. Këngëtarja e “Hot Right Now” publikoi këngën e saj më të fundit javën e kaluar, një këngë dashurie kushtuar bashkëshortit të saj Taika Waititi. 32 vjeçarja doli në skenë mbrëmë për të performuar këngën e saj të re “You Only Love Me” në klubin e natës “Heaven” në Londër.

Ajo zbuloi në fillim të këtij muaji se viti 2023 do të ishte viti kur ajo publikoi muzikë të re, duke shpërndarë një video të saj dhe të bashkëshortit Taika Waititi. Fansat u tërbuan për videon e saj muzikore dhe thanë se kishin pritur vite për rikthimin e saj në tregun muzikor. Kjo do të jetë një epokë e re pë Ritën. Ndër të tjera, Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ditë të veçantë për të.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat