“Humba virgjërinë me një të moshuar”/ Rrëfehet vajza që shkoi me princ Harry: Ishte diçka pasionante, pastaj…

Mediale Vip

“Humba virgjërinë me një të moshuar”/ Rrëfehet vajza që shkoi me princ Harry: Ishte diçka pasionante, pastaj…

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Sasha Walpole- Princ Harry

Quhet Sasha Walpole dhe është 40 vjec: Pas rrëfimit të Dukës së Sussex në librin e tij autobiografik, edhe ajo ka dhënë versionin e saj të fakteve.

Sasha është “gruaja me e moshuar” me të cilën Princi pati marrëdhënie intime për herë të parë. Ajo ka sot një fytyrë dhe një emër, ndërsa thotë se e njeh dukën që në adoleshencë.

“Ishte pasionante dhe intensive,” tha Walpole për episodin e saj intim me Princin, i cili e përshkruante tek “Spare” si më të moshuar, në një kohë kur diferenca e moshës mes tyre është vetëm 2 vjet.

“Ajo i donte shumë kuajt dhe nuk më trajtonte aspak ndryshe nga një hamshor i ri. Një udhëtim i shpejtë, në fund të së cilës më përkëdheli në shpinë dhe më dërgoi të kullosja.

Ndër shumë gjëra të gabuara për atë episod, ishte fakti që ndodhi në një livadh pas një lokali plot me njerëz”, shkruante Harry në kujtimet e tij.

Dhe Sasha Walpole komenton: “Ai filloi të më puthte. Ishte pasionante, intensive. Të dy e dinim se si do të përfundonte. Kaloi nga një puthje në pjesën tjetër shumë shpejt. Ishte e menjëhershme, e zjarrtë, bam bam, mes dy miqve.”

Asokohe, të dy kishin festuar 19 vjetorin e saj në një pub. I biri i mbretit Karl i kishte dhuruar një kukull të Miss Piggy, dhe një kartolinë të këndshme, ku kishte shënuar një barsoletë.

“Dolëm nga lokali të pinim një cigare, dhe pastaj shpërtheu pasioni. Nuk ishte dicka e paramenduar, dhe nuk e dija që ai ishte i virgjër”, rrëfen ajo, ndërsa shton se pas atij momenti, princi nuk i foli më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat