Bebe Rexha thuhet se e ndërpreu në mes koncertin e saj për të qortuar audiencën që nuk po dëgjonin

Mediale Vip

Bebe Rexha thuhet se e ndërpreu në mes koncertin e saj për të qortuar audiencën që nuk po dëgjonin

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 07:07
Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ në Los Angeles.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë derisa ajo po këndonte në këtë festë, e cila ishte tërësisht private.

Kjo pasi një pjesë e audiencës nuk po dëgjonin dhe po flisnin me zë të lartë, duke penguar interpretimin e artistes së hitit “I’m a mess”.

Dhe kështu, Bebe Rexha ka ndaluar performancën e saj në gjysmë për t’iu tërhequr vërejtjen vajzave që nuk po rrinin urtë gjatë kohës që ajo po performonte.

Ishte një nga fansat e Rexhës e cila e bëri të ditur ndodhin në një status të publikuar në rrjetin social Twitter.

Mbrëmë në një festë, Bebe Rexha ndaloi së kënduari në mes të këngës për të qortuar publikun që nuk e dëgjoi. U stepa dhe gruaja pranë meje më pyeti pse. I shpjegova se më pëlqen kur yjet e popit i bërtasin audiencës. Ajo qeshi. E pyeta nëse ajo është një fanse. Dhe e dini cila ishte përgjigja e saj? ‘Unë jam nëna e Bebes’”, ka shkruar fansja në Twitter.

Duke parë këtë status, 33-vjeçarj e ka rishpërndarë atë me ndjekësit e saj në Twitter, duke shkruar: “Bushtrat, nuk po dëgjonin”.

Bebe Rexha përndryshe pati një paraqitje të mrekullueshme në edicionin e 65-të të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.

Ajo ishte nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m Good (Blue)”, por u mund nga Beyonce, e cila e fitoi këtë çmim për këngën “Break my soul”.

Një gjë e tillë u kritikua si një prej diskriminimeve më të mëdha të këtij viti në ‘Grammy Awards’, pasi “Break my soul” kishte shumë më pak sukses dhe klikime në platformat e muzikës, se sa hiti “I’m Good (Blue)” i artistes shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat