Ishte 20 vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: Mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë

Mediale Vip

Ishte 20 vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: Mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:44
Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, u bë nënë në moshën 20-vjeçare. Në një rrëfim mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan”, modelja foli për momentet e para kur mësoi që priste një fëmijë.

Adrola është shprehur se kishte menduar edhe të ndërpriste shtatzëninë, megjithatë sot, ajo e quan të birin një mrekulli dhe thotë se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia ka vlejtur.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht.

Gati-gati mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë time. Ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë-krenare për të”, tha modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat