Lorenci zbuloi lidhjen me Keisin, reagon menjëherë i revoltuar Sabiani: Besëprerë!

Mediale Vip

Lorenci zbuloi lidhjen me Keisin, reagon menjëherë i revoltuar Sabiani: Besëprerë!

Më: 26 mars 2023 Në ora: 06:39
Keisi dhe Sabiani

Mbrëmjen e djeshme u zbulua nga vetë Lorenci se ka pasur një lidhje mes tij dhe Keisit para hyrjes në Big Brother.

Ky lajm ka ardhur si bombë për banorët, ndërsa Keisi ishte e paqartë pse Lorenci e kishte zbuluar pa u konsultuar me të.

Nga ana tjetër, ashtu siç pati një reagim për lidhjen me Kristin, babai i Keisit, këngëtari Sabian, ka reaguar duke e cilësuar besëprerë Lorencin.

“Keisi, princesha e babit. Jashtë nga ajo shtëpi se besëprerët duan të marrin vëmendje prej teje. Kësaj radhe nuk futem më aty, të pres jashtë. Të tërheq veshin. Gjithsesi je gjeja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat