Adelina Berisha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat atraktive nga vetura

Mediale Vip

Adelina Berisha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat atraktive nga vetura

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:09
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme, ku thuajse gjithnjë shfaqet elegante dhe me shumë stil.

Njëlloj Berisha duket edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

Image
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha

Ajo ka pozuar e veshur me një palë xhinse të gjerë dhe një bluzë të shkurtër, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Këto fotografi, interpretuesja e hitit “Party People” i realizoi pranë veturës së saj luksoze, ku dukej mjaft ngacmuese në pozat e saj.

Adelina përndryshe është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe pritet të jetë mjaft aktive për fansat e muzikës së saj këtë verë. 

Image
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat