Aktori i njohur turk zgjedh Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të tij

Mediale Vip

Aktori i njohur turk zgjedh Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të tij

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 23:38
Erkan Petekkaya

Aktori i serialit të njohur turk, “Fate të kryqëzuara”, një ndër të preferuarit e publikut shqiptar ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë verë.

Ka qenë vetë Erkan Petekkaya i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe nga Vlora.

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.

Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite. Në serialin “Fate të kryqëzuara” ai u prezantua me rolin e Xhihanit.

Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat