“Hera e parë që u dashurova pa kryer marrëdhënie”, aktorja e famshme habit me deklaratën për partnerin

Mediale Vip

“Hera e parë që u dashurova pa kryer marrëdhënie”, aktorja e famshme habit me deklaratën për partnerin

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 10:41
Halle Berry

Halle Berry dhe partneri i saj muzikant Van Hunt duket se janë krijuar për njëri-tjetrin.

Çifti u takua përmes vëllait të Hunt , dhe siç zbuloi Halle Berry, ajo nuk ishte aq e shqetësuar për marrëdhëniet deri atëherë.

“Ishte hera e parë që isha marrëzisht e dashuruar para se të bëja seks. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë! Po flasim për një nga ato përvojat e bukura që ndryshojnë jetën. Ishte magjike, thjesht magjike”, ishte deklarata e Berry për amerikanen Marie Claire që ka hapur diskutime

“Isha e përkushtuar për karrierën time, ishte qëllimi im. Por kur bëhej fjalë për marrëdhëniet, nuk më interesonte shumë. Duhet të jesh i qartë me universin për atë që dëshiron të vijë. … Në momentin kur fillova të ndjeja se e kuptoja veten dhe atë që bëra gabim, vëllai i Vanit , të cilin e njihja prej shumë vitesh, erdhi dhe më tha: “Duhet të takosh vëllanë tim. Mënyra se si ndodhi kjo, unë me të vërtetë besoj se është shkruar te ndodh. Ky është personi im”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat