Luana Vjollca do të moderojë “Ferma VIP”, publikohet trileri zyrtar

Mediale Vip

Luana Vjollca do të moderojë “Ferma VIP”, publikohet trileri zyrtar

Më: 23 mars 2025 Në ora: 18:29
Luana Vjollca

Luana Vjollca është konfirmuar si moderatorja e spektaklit të ri “Ferma VIP”.

Pas shumë spekulimeve, tashmë është publikuar edhe trileri zyrtar i programit, duke ndezur pritshmëritë e publikut, shkruan Indeksonline.

Reality show-i, i cili pritet të sjellë sfida të reja dhe dinamika interesante mes personazheve të njohur, do të nisë transmetimin me 31 mars.

Ky format ka qenë i suksesshëm në vende të tjera dhe pritet të tërheqë vëmendje të madhe edhe në Shqipëri.

Me Luanën në krye të spektaklit, “Ferma VIP” premton të jetë një nga programet më të ndjekura të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat