Leonora Jakupi flet për plagën që nuk shërohet kurrë

Mediale Vip

Leonora Jakupi flet për plagën që nuk shërohet kurrë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 08:54
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, disa herë e ka hapur zemrën për dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë, humbjen e babait të saj gjatë luftës në Kosovë.

Nuk ka ditë që të mos më mungojë. Edhe pas kaq vitesh, ajo plagë është po aq e freskët. Ai nuk ishte thjesht babai im, ai ishte heroi im,” është shprehur Leonora.

Babai i saj, një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vra gjatë përpjekjeve për lirinë e vendit.

Kjo tragjedi e ka shoqëruar Leonorën në çdo hap të jetës dhe karrierës së saj, duke i dhënë një dimension të veçantë emocional edhe këngëve të saj patriotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat