Gazetari Labinot Nimani ka folur lidhur me finalen e sontme të “Big Brother Vip Albania 4”.
Ai tha se më herët kanë triumfuar personazhet që kanë qenë më të vjetër në moshë, andaj edhe sonte mund të ndodh e njëjta gjë.
“Rozana dhe Gjesti do të jetë dyshja e fundit. Publiku di me befasu sa i përket votave”, tha ai.
Tutje, ai tha se në vend të Egli Takos do të duhej të ishte ajo që i dha shumë këtij formati, Gerta Gixhari.