Gerta Gixhari publikon fotografi me Ledionin e Gjestin: Tre zemrat e publikut

Mediale Vip

Gerta Gixhari publikon fotografi me Ledionin e Gjestin: Tre zemrat e publikut

Më: 28 prill 2025 Në ora: 06:05
Gerta, Ledion dhe Gjesti

Të shtunën ka qenë takimi i fundit i ish-banorëve për shkak të Post Big Brother VIP Albania.

Ata kanë sqaruar edhe një herë për publikun të gjitha dinamikat e ngjarjet që kanë ndodhur për katër muaj në shtëpinë e famshme.

Gerta Gixhari me këtë rast ka publikuar një fotografi krah moderatorit Ledion Liço dhe fituesit të BBVA 4, Gjestit.

“Tre zemrat e publikut”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.

Gerta duhet theksuar se ka qenë një nga banoret më të forta të këtij edicioni, e cila shkoi deri në gjysmëfinale.

Në finalen e madhe veç Gjestit ishte edhe Rozana Radi, Egli Tako e aktori Laert Vasili.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, ndërkaq qëndroi në izolim 180 ditë nga Big Brother Kosova në Shqipëri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat