Performoi këngën "Women's World" pa asnjë grua në skenë/ Katy Perry në qendër të kritikave: Ajo nuk i intereson fare feminizmi

Mediale Vip

Performoi këngën "Women's World" pa asnjë grua në skenë/ Katy Perry në qendër të kritikave: Ajo nuk i intereson fare feminizmi

Më: 28 prill 2025 Në ora: 17:05
Katy Perry

Menjëherë pas reagimit të ashpër që pasoi udhëtimin e saj në hapësirë, Katy Perry e gjeti veten sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë, arsyeja ishte zgjedhja e saj për t'u shoqëruar ekskluzivisht nga kërcimtarë meshkuj në turneun e saj Lifetimes, i cili filloi të mërkurën, më 23 prill në Mexico City. Fakti që ajo performoi këngën feministe "Women's World" pa asnjë grua në skenë shkaktoi reagime në rrjetet sociale, ku shumë folën për një mospërputhje mes mesazhit dhe pranisë në skenë.

"A më duket vetëm mua apo nuk ka asnjë balerinë femër të vetëm në turneun e Katy Perry? Pak e çuditshme për këngëtaren e ‘Woman's World’, të them të drejtën”, ka shkruar një person.

Një tjetër komentoi: Fakti që Katy Perry nuk ka asnjë kërcimtare në skenë gjatë performancës së saj të "Woman's World" thotë shumë për të dhe feminizmin që ajo supozohet të përfaqësojë.

Kritikat u ngritën edhe nëse këngëtarja i fuqizon vërtet gratë përmes zgjedhjeve të saj: Duket se nuk ka konsistencë mes mesazhit të fuqizimit të femrës në këngë dhe mungesës së grave në skenë. Kjo zgjedhje ngre pyetje në lidhje me vërtetësinë dhe thellësinë e qëndrimit të saj feminist.

Dikush tjetër komentoi: Ajo nuk i intereson fare feminizmi, në këtë pikë nuk mendoj se ka asnjë person të vetëm në këtë planet që beson se Katie është feministe.

Megjithatë nuk kanë munguar zërat në mbështetje të këngëtares. Fansat e Perry-t e mbrojtën artisten, duke theksuar se ajo ka gjithmonë femra në ekipin e saj dhe akuzuan kritikët e saj si të njëanshëm: Ajo ka gjithmonë vajza në grupin e saj, por ju e anashkaloni atë sepse thjesht dëshironi ta urreni për gjithçka që ajo bën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat