Gjyqi kundër reperit të famshëm, e gjithë familja e Diddy-t shfaqet në gjykatë për t’a mbështetur

Mediale Vip

Gjyqi kundër reperit të famshëm, e gjithë familja e Diddy-t shfaqet në gjykatë për t’a mbështetur

Më: 13 maj 2025 Në ora: 21:41
Familja e Diddy-t

Më 12 maj ka filluar zyrtarisht gjyqi i reperit të famshëm, Sean Diddy Combs, i cili përballet me akuza të rënda. Familja e 55-vjeçarit tregoi mbështetjen për të pasi u paraqit në gjykatë ditën e djeshme.

Gjashtë nga shtatë fëmijët e Diddy-t mbërritën në gjykatë, të ndjekur nga nëna e tij, Janice Combs, dhe Dana Tran, nëna e fëmijës së tij më të vogël. 

Asnjëri prej tyre nuk pranoi të japë deklaratë, teksa kaluan pranë kamerave dhe gazetarëve që po i prisnin.

Në të njëjtën kohë, brenda sallës së gjyqit, procesi i përzgjedhjes së jurisë po përfundon dhe vijojnë deklaratat hapëse.

Prokurorët pritet të paraqesin akuza serioze për shfrytëzim seksual dhe sjellje abuzive, ndërsa ekipi mbrojtës i Diddy-t po përgatitet të përgjigjet me strategjinë e vet.

Kujtojmë se akuzat kundër 55-vjeçarit përfshijnë shantazh, trafikim të qenieve njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni.

Në të njëjtën kohë, Diddy përballet me dhjetëra padi për përdhunim dhe abuzim seksual. E nëse dënohet, reperi përballet me burgim të përjetshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat