Gazetari Gjergj Prenga ka komentuar daljen e Jozefin Marku në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ai tha se Jozi dukej i penduar por shtoi se sipas tij nuk ishte real.
Derisa shtoi se Jozi kishte thënë se nëse do e takonte Gjestin do t’i jepte një përqafim.
“Jozi shprehu një pendesë dhe deklaroi se çdo gjë kishte qenë e paparamenduar dhe kishte qenë shpërthim emocional i momentit”.
“Jam habitur sepse nuk e prisja me gjithë reagimin që kishte produksioni ndaj Jozit. U duk sikur se kishin marrë thjesht për ta vënë me shpatulla pas murit”, tha ai.
Ndërkaq, potencoi se Jozi kishte thënë se këtë vit ishte plot me dasma, sipas tij, shuplaka është harruar.