Ndërron jetë djali i influencueses pas mbytjes në pishinë

Mediale Vip

Ndërron jetë djali i influencueses pas mbytjes në pishinë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 21:14
Trigg Kiser

Trigg Kiser, djali 3-vjeçar i influencueses së njohur në TikTok, Emilie Kiser, ka ndërruar jetë më 18 maj 2025, gjashtë ditë pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e shtëpisë së familjes në Chandler, Arizona.

Sipas Departamentit të Policisë së Chandler, ngjarja ndodhi më 12 maj, kur autoritetet u thirrën për një rast mbytjeje. Oficerët e policisë nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar (CPR) para se të mbërrinin zjarrfikësit, të cilët e transportuan fëmijën në Spitalin Rajonal të Chandlerit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, Trigg u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Phoenix, ku qëndroi në gjendje kritike deri në ndarjen nga jeta më 18 maj. 

Emilie Kiser, 26 vjeçe, ka mbi 3.4 milionë ndjekës në TikTok dhe mbi 1 milion në Instagram, ku ndan përditshmëri nga jeta familjare me bashkëshortin Brady dhe dy djemtë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat