Diddy bënte teste ‘frikësuese’ me detektorë të gënjeshtrave, thotë ish-asistenti i tij

Mediale Vip

Diddy bënte teste ‘frikësuese’ me detektorë të gënjeshtrave, thotë ish-asistenti i tij

Më: 20 maj 2025 Në ora: 17:19
David James

Ish-asistenti i reperit Diddy, David James, është rikthyer në bankën e të akuzuarve, pasi filloi dëshminë e tij të hënën.

James tha se kishte raste kur sendet me vlerë zhdukeshin, duke e lënë Diddyn “të mërzitur”.

“Z. Combs nuk i pëlqente që dikush ta vidhte, kjo ishte një nga gjërat e tij të mëdha”, i tha ai gjykatës, duke përshkruar një rast kur një byzylyk Cartier u zhduk dhe sendet e tij personale u kontrolluan nga sigurimi.

Në raste të tjera stafi duhej të bënte teste me detektor të gënjeshtrave – një herë kur humbën para dhe herën tjetër kur Diddyt iu vodh një orë, raporton Skynews.

James thkesoi se nuk kishte bërë kurrë më parë një test të detektorit të gënjeshtrave, duke shtuar: “Më ftuan në një rrokaqiell dhe takova një ish-detektiv të detektorit të gënjeshtrave të FBI-së, i cili ishte specialist. Ishte shumë frikësuese”.

Ish-asistenti tha se bëri dy teste të detektorit të gënjeshtrave teksa punonte për Diddyn dhe rezultatet i dolën pa mospërputhje.

“Në ditën e vjedhjes së orës, Diddy më tha ‘dukesh nervoz sot’”, deklaroi James.

Sean “Diddy” Combs është përballur me një sërë akuzash serioze për krime seksuale dhe dhunë fizike, të cilat janë aktualisht objekt i një gjyqi federal në New York.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat