Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë shumë gabime, por mësova prej tyre dhe po eci përpara

Mediale Vip

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë shumë gabime, por mësova prej tyre dhe po eci përpara

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 19:38
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë me Angelina Jolie.

Aktori 61-vjeçar foli për Entertainment Tonight në premierën e filmit të tij të ri “F1” në Meksikë, ku ndau disa nga mendimet e tij më të sinqerta rreth jetës, vetëdijes dhe marrëdhënieve.

“Çfarëdo gabimi që bën… mëson prej tij dhe ecen përpara,” u shpreh Pitt tteksa shtoi: “Gabimi të çon drejt suksesit të radhës.” Në këtë fazë të jetës së tij, aktori thotë se ka kuptuar rëndësinë e lidhjeve të ngushta me njerëzit e zemrës.

“E shoh sa e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga njerëz që të njohin dhe të duan. Miq, familje… kjo është baza. Është një ekuacion shumë i thjeshtë.”

Pitt aktualisht është në një lidhje me Ines de Ramon dhe duket më i qetë dhe i përqendruar se kurrë më parë. Komentet e tij erdhën vetëm dy javë pasi ai foli për herë të parë publikisht për përfundimin ligjor të martesës së tij me Angelina Jolie, pas tetë vitesh debatesh ligjore që nisën në shtator 2016.

I pyetur nga GQ nëse ndjeu lehtësim pas finalizimit të divorcit, aktori u përgjigj: “Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë kaq e madhe. Ishte thjesht diçka që u finalizua. Ligjërisht.”

Ndërkohë, Angelina Jolie, përmes avokatit të saj , ka deklaruar se pas largimit nga Brad Pitt, ajo është përqendruar në “gjetjen e paqes dhe shërimin për familjen”.

Ish-çifti ka gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. Raportimet e fundit tregojnë se marrëdhënia mes Pitt dhe fëmijëve është e ftohtë, dhe disa prej tyre thuhet se kanë hequr mbiemrin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat