Pas 23 vitesh/ Banda muzikore ‘Scorpions’ rikthehet në Shqipëri

Mediale Vip

Pas 23 vitesh/ Banda muzikore ‘Scorpions’ rikthehet në Shqipëri

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 22:01
Scorpions

Një nga bandat muzikore më të njohura dhe jetëgjatë në botë, ‘Scorpions’ do të rikthehet në Shqipëri pas 23 vitesh nga koncerti i fundit i zhvilluar në Tiranë.

Grupi i famshëm i Hardrockut gjerman dhe botëror ‘Scorpions’ mbërriti në Shqipër më 4 qershor 2001, e mirëpritur nga mijëra adhurues të këtij zhanri muzikor, që kënduan këngën himn “Wind of Change”.

Banda e formuar më 1965 në Hanover të Gjermanisë dhe aktive me qindra e mijëra koncerte në të gjithë botën do të rikthehet në Shqipëri së shpejti, për të vijuar magjinë e tingujve që vetëm kjo bandë di të përcjellë.

Anëtarët e bandës, Rudolf Schenker, Klaus Meine, Matthias Jabs, Pawel Maciwoda dhe Mikkey Dee do të risjellin disa prej këngëve hit si ‘Still Loving You’, ‘Always Somewhere’, ‘Rock You Like A Hurricane’, ‘Send Me an Angel’ e shumë  të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat