Kim Kardashian pozon nudo në hotel, fansat rikujtojnë videon e saj të vitit 2007

Mediale Vip

Kim Kardashian pozon nudo në hotel, fansat rikujtojnë videon e saj të vitit 2007

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 19:12
Kim Kardashian

Kim Kardashian ndezi rrjetin të shtunën me disa postime provokuese në Instagram, ku u shfaq nudo në dhomën e një hoteli në New York.

44-vjeçarja ndau pamje me ngjyra të zbehura të realizuara nga artistja Indiana, duke treguar linjat e saj të njohura në një atmosferë joshëse dhe misterioze, të shoqëruara me mbishkrimin: “Ora 2 e mëngjesit me kohën e New Yorkut”.

Pamjet e nxehta, të cilat disa fansa i krahasuan me videon e saj të famshme të vitit 2007, e shfaqin Kim me grim të rëndë dhe bizhuteri Chrome Hearts, shkruan DailyMail.

Ajo shfaqet herë nudo, herë e mbuluar pjesërisht me një bluzë bikini dhe një këmishë burrash.

Postimet vijnë në të njëjtën kohë që ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, u shfaq papritur në gjyqin e Diddy-t në NYC, duke shkaktuar habi në gjykatë dhe jashtë saj.

I veshur me një kostum të bardhë xhinsi, Kanye u përshëndet me djalin e Diddy-t, Christian Combs, në një gjest solidariteti. Ai qëndroi rreth një orë në ndërtesë, pa marrë pjesë në seancën kryesore.

Ndërkohë, Diddy përballet me akuza të rënda për trafik droge dhe shantazh, për të cilat ka deklaruar pafajësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat