Fotografia që e bëri Kelly Brook një seks simbol në moshën 16-vjeçare: Ishte shumë e sikletshme

Mediale Vip

Fotografia që e bëri Kelly Brook një seks simbol në moshën 16-vjeçare: Ishte shumë e sikletshme

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 22:11
Kelly Brook

Një set fotografik me rroba banje që Kelly Brook realizoi në moshën 16 vjeçare çoi në seksualizimin e saj, e cila e përshkroi përvojën si “mjaft të pakëndshme”.

Brooke, tani 40 vjeç, filloi karrierën e saj si modele kur ishte adoleshente dhe shpejt u bë një nga modelet më të njohura të Page Three në Mbretërinë e Bashkuar (e cila ka publikuar foto pa bluzë ose gjysmë nudo për dekada të tëra).

Duke folur në podkastin How To Fail With Elizabeth Day, Kelly Brook zbuloi se seti i realizuar në Portugali ishte puna e saj e parë dhe se, duke qenë kaq e re në këtë industri, asaj iu desh të “rritej shumë shpejt“.

“Puna ime e parë ishte të bëja foto sensuale. Ishte një xhirim me rroba banje në Portugali, në një plazh, me fotografë amatorë, madje as fotografë profesionistë.

Ata paguanin për të të fotografuar ty me bikini. Kjo ishte puna“, tha ajo.

Kur prezantuesi e pyeti se si e bënin të ndihej, modelja u përgjigj “mjaft në siklet“

“Më është dashur të rritem shumë shpejt. Shkoja në shkollë në Londër dhe nuk kisha një shoqërues apo diçka të tillë, kështu që gjithmonë ndihesha mjaft e pjekur për moshën time. Të seksualizohesha në atë moshë të re ishte shumë e pakëndshme. Nuk jam ndjerë kurrë si një grua seksi, por si klloun. Më pëlqen t’i bëj njerëzit të qeshin, kështu që të seksualizohesha dhe të shihesha si seksi ishte një gjë pak e çuditshme që nuk i përshtatej shpirtit tim. Pamja ime dhe shpirti im janë dy gjëra të ndryshme“, shpjegoi ajo.

Kelly Brook pranoi se nuk e ndoqi kurrë me vetëdije një karrierë në fotografinë erotike, por përfundoi atje rastësisht. E gjitha filloi kur fitoi një konkurs bukurie në të cilin e kishte futur nëna e saj.

Ajo donte të fitonte para, duke shpresuar se kjo do të ndihmonte familjen e saj. Modelja shtoi se besonte naivisht se suksesi dhe paratë do t’i ndalonin prindërit e saj të grindeshin dhe të pinin.

“Ishte diçka që lindi nga dikush që nëna ime njihte në atë kohë, kështu që nuk ishte diçka që e ndoqa me vetëdije“, tha ajo. “Mora një menaxhere kur isha 16 vjeçe. Ishte një grua e quajtur Samantha Bond e cila kujdesej për shumë modele që merreshin me fotografi erotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat