Halil Budakova: Institucionet më kanë lëçitur, nuk më kanë përkrahur

Mediale Vip

Halil Budakova: Institucionet më kanë lëçitur, nuk më kanë përkrahur

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 18:34
Halil Budakova

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Halil Budakova, ka qenë së fundmi i ftuar në "Weekend" ku ka folur për jetën e karrierën.

Ai nuk ka nguruar të shpreh publikisht revoltën dhe zhgënjimin që e ka ndaj institucioneve shtetërore.

Artisti deklaroi se shteti nuk e ka mbështetur asnjëherë në punën e tij artistike dhe se ndihet i 'lëçitur' nga institucionet.

“Sa i përket përkrahjes institucionale, unë jam i larguar familjarisht me ta", tha ai fillimisht.

Tutje shtoi: "Asnjëherë në jetë shteti nuk më ka përkrahur, domethënë Qeveria e Kosovës, institucionet përkatëse dhe Ministria e Kulturës, unë jam i lëçitur me ta”.

Vetëm pak ditë më parë, Halili me bashkëshorten e tij, Meritën patën premierën e filmit "Djelmoshat e rrezikshëm".

Premiera u shoqërua me pritje të ngrohtë nga artdashësit, derisa filmi tashmë ka nisur rrugëtimin në sallat vendore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat