48 vjeçe dhe më në formë se kurrë, këngëtarja e famshme “ndez” rrjetin

Mediale Vip

48 vjeçe dhe më në formë se kurrë, këngëtarja e famshme “ndez” rrjetin

Më: 14 janar 2026 Në ora: 23:55
Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger

Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka “djegur” rrjetet sociale me fotot e saj të fundit nga pushimet luksoze në Maldive. 48-vjeçarja është shfaqur në super formë, duke pozuar me bikini në mes të detit, në një set imazhesh që kanë tërhequr mijëra pëlqime dhe komente.

Me një humor sensual dhe plot vetëbesim, ish-ylli i “Pussycat Dolls” ndau momentet e relaksit me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke i shoqëruar fotot me mbishkrimin: “Terapi me ujë deti”.

Pamjet e publikuara e tregojnë Nicole duke shijuar diellin, ujin e kristaltë dhe qetësinë e një plazhi ekzotik, ndërsa duket më në formë se kurrë. Fansat nuk kanë kursyer komplimentet, duke e quajtur atë “mahnitëse”, “të përjetshme” dhe “një nga femrat më seksi të showbiz-it”.

Scherzinger, e njohur për disiplinën e saj në palestër dhe stilin e jetesës së shëndetshme, vazhdon të dëshmojë se mosha është thjesht një numër, ndërsa fotot e saj nga Maldivet janë kthyer menjëherë në virale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat