Burak Deniz duket se ka "thyer" heshtjen duke festuar ditëlindjen e aktores së njohur Hilal Altınbilek. Në pamjet e shpërndara nga ai, Hilal shihet duke fryrë qirinjtë e një torte, në një ambient mjaft privat dhe romantik.
Ajo që i ka bërë të gjithë të besojnë se bëhet fjalë për diçka serioze është mbishkrimi mbi video: "Gëzuar ditëlindjen", i shoqëruar me një trëndafil të kuq. Kjo video po qarkullon me shpejtësi në TikTok, ku fansat po e quajnë këtë si "manifestimin" e tyre të realizuar.
Për më tepër, data e lindjes së Hilal (11 shkurt) përputhet plotësisht me kohën e publikimit të këtij detaji, duke mos lënë shumë vend për dyshime se bëhet fjalë për një festë speciale mes tyre.
Megjithatë, siç ndodh rëndom me yjet turq, gjithçka mbetet ende në kuadrin e thashethemeve. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare apo dalje publike "dorë për dore" që do ta vuloste këtë romancë.