Post Big Brother - Benita ‘shpërthen’ në lot pas debatit me Klodin

Mediale Vip

Post Big Brother - Benita ‘shpërthen’ në lot pas debatit me Klodin

Më: 3 mars 2026 Në ora: 09:02
Klodian Mihaj dhe Benita Zena

Klodian Mihaj dhe Benita Zena janë përplasur me njëri-tjetrin në Post Big Brother, që u mbajt të hënën.

Ata kanë diskutuar për raportin e tyre deri më tani, ndërkohë që banori hodhi edhe akuza në drejtim të saj.

Klodi tha se ka arritur në finale në krah të tij, pasi në të shumtën e kohës doli me të në Prime.

“Më shumë se gjysmën e Prime ka dalur me mua”, u shpreh ai, gjë të cilën e ka kundërshtuar këngëtarja.

Ish-konkurrenti nga Shkodra theksoi se tani e tutje do të ketë një raport të ftohtë me të.

Duket se këtë gjë nuk e priti mirë Benita, e cila në një moment 'shpërtheu' në vaj.

Sido që të jetë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë kjo situatë mes tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat