Merret vendimi: Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Mediale Vip

Merret vendimi: Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Më: 13 mars 2026 Në ora: 07:17 Përditësuar në ora: 13:18 më 13.03.2026
Gjesti

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim.

Ai dyshohet për tri vepra penale.

Njoftimi:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale

Prishtinë 13 Mars 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, sot u paraqit para gjykatës për të përballuar akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë së huaj, çështje që kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.

Seanca po  zhvillohet me dyer të mbyllura, një masë e zakonshme në raste që lidhen me sigurinë dhe privatësinë e të akuzuarit, duke u përpjekur të ruhet qetësia dhe rendi brenda gjykatës.

Image
Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës

Megjithatë, jashtë objektit të gjykatës në Prishtinë, situata ka qenë e dukshme, me praninë e babait të tij, Jeton Kelmendi, i cili ishte i shoqëruar nga disa persona të tjerë.

Me dyer të mbyllura, nis seanca ndaj Gjestit

Ka nisur seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”.

Seanca që ka nisur pak më parë po mbahet e mbyllur.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Prokuroria kërkon paraburgim, Gjesti del sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat