Vesa Luma: Paska ikur Stenaldo nga Big Brother, shumë do doja të ishte fitues këtë vit

Mediale Vip

Vesa Luma: Paska ikur Stenaldo nga Big Brother, shumë do doja të ishte fitues këtë vit

Më: 25 mars 2026 Në ora: 20:12
Vesa Luma/ Stenaldo

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania 5.

Në postimin e saj, Vesa shkruan: “Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s'jemi ende gati si duket".

Ajo ka theksuar gjithashtu: “Gjithsesi një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën, tejkalon çdo gjë".

Reagimi i Vesës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përshkruar si një mesazh emocionues dhe mbështetës për Stenaldon.

Kjo tregon respektin dhe admirimin e saj për ish-banorin si dhe ndikimin që ai pati gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

I njëjti ndërkaq ishte në një televotim kokë me kokë me banorin tjetër, Mateo Borri.

Stenaldo krahas sfidave brenda, ia doli tejet mirë në këtë spektakël të famshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat