Këngëtari shqiptar Marselino Sherifi, i cili më herët kishte arritur deri në finalen e spektaklit muzikor “The Voice of Greece”, ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor.
Sherifi ka publikuar këngën e re me titull “Trela”, në bashkëpunim me një këngëtar grek.
Ai ka sjellë një bashkim artistik mes dy skenave muzikore.
Projekti i ri shënon një tjetër hap në karrierën e tij.
Kjo, pas pjesëmarrjes së suksesshme në formatin e njohur muzikor në Greqi.