Nis Eurovision 2026 në Vjenë, Shqipëria vlerësohet lartë nga BBC

Mediale Vip

Nis Eurovision 2026 në Vjenë, Shqipëria vlerësohet lartë nga BBC

Më: 12 maj 2026 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Sot në Vjenë nis zyrtarisht edicioni i "Eurovision 2026`, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë, që këtë vit mbledh 35 shtete pjesëmarrëse në një spektakël të madh të muzikës, kulturës dhe performancës skenike.

BBC i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij edicioni, duke publikuar një udhëzues të detajuar për të gjitha këngët konkurruese.

Në këtë analizë, vlerësim maksimal ka marrë përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili është veçuar për thellësinë artistike, elementet kulturore dhe interpretimin vokal mbresëlënës.

Festivali, që zhvillohet në kryeqytetin austriak, pritet të zgjasë disa ditë, me gjysmëfinalet dhe finalen e madhe që kulmon me shpalljen e fituesit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat