Sonte në skenën e Eurovision 2026 ngjitet Shqipëria, me këngën e Alis Kallaçit “Nan”.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Erdi Tejeci tha se shanset janë të mëdha që Shqipëria të kalojë në finale.
“Një këngë me mesazh të mirë dhe që mund të kuptojmë është në bastet e Eurovisionit. Shumë herë bastet ia qëllojnë se kush mund të del në finale. Neve, dje, gjatë performancës së Alisit përballë jurisë, ishim të 9-të nga 15 shtetet në gjysmëfinale, kurse sot në këtë mëngjes, Shqipëria është në vend të gjashtë”.
“Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm, që me shumë gjasa tregon që juria ka reflektuar për këngën e Alisit. Unë mendoj që ne mund të kalojmë në finale, edhe pse është një gjysmëfinale më e fortë se e para”, tha ai.