Ferma VIP thyen rekord, një miliard shikime në rrjete sociale

Mediale Vip

Ferma VIP thyen rekord, një miliard shikime në rrjete sociale

Më: 19 maj 2026 Në ora: 08:16
Arbana Osmani

Ferma VIP 3 duket se ka thyer çdo rekord shikueshmërie.

Në harkun kohor të 50 ditëve, në rrjetet sociale shikueshmëria ka arritur në një miliard.

Ky lajm, u nda edhe me fermerët brenda reality shou-t, të cilët ngelën të impresionuar.

"Një miliard e sa zero është nga mbrapa”, tha Moza.

Ky rekord i Ferma VIP 3 është një sukses i garantuar i këtij formati, që nisi më 27 mars.

Tani po bëhen gati dy muaj që nga fillimi, ku disa nga personazhet kanë marrë vëmendje të madhe.

Një prej tyre është edhe poetja Mimoza Ahmeti, që po pëlqehet tejet shumë brenda. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat