Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Mediale Vip

Ky është artisti tjetër shqiptar që pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:04
Dua Lipa dhe Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private të mbajtur të dielën në Marylebone Town Hall në Londër.

Por, ceremonia civile duket se ka qenë vetëm fillimi, pasi festa e madhe e martesës pritet të organizohet gjatë ditëve në vijim.

Klan Kosova mëson se në mesin e artistëve që pritet të performojnë në festën e martesës së Dua Lipës do të jetë edhe këngëtari shqiptar Besnik Çaka.

Po ashtu, është raportuar se pjesë e programit artistik mund të jetë edhe Sinan Vllasaliu, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat