“Shikimi që më vodhi zemrën…”/ Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

Mediale Vip

“Shikimi që më vodhi zemrën…”/ Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 11:55
Mateo/ Brikena

Lidhja e dashurisë mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka patur mjaft ulje e ngritje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”.

Por tashmë duket se gjërat mes tyre janë mjaft mirë dhe janë më të dashuruar se kurrë më parë.

Pas përfundimit të emisionit “Top Arena”, ku të dy ish-banorët kishin një rubrikë të tyre, ata u nisën menjëherë me pushime, nga ku nuk nguronin të postimin me njëri-tjetrin. Edhe tani që pushimet kanë mbaruar, Mateo dhe Brikena nuk i lënë fansat pa fotografi apo video së bashku.

Së fundmi, Mateo ka postuar në “Instastory” një imazh ku shfaqet së bashku me Brikenën, ku krashas i bën dhe një dedikim romantik. Në foton në fjalë, të dy shfaqen të qeshur dhe duke vështruar njëri-tjetrin.

“Shikimi që më vodhi zemrën pa thënë një fjalë”, shkruan Mateo në postimin në “Instastory”, duke etiketuar dhe Brikenën.

Image
Mateo/ Brikena

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat