Aktori Rob Reiner vazhdon të nderohet nga Hollywood-i edhe pas vdekjes së tij. Kësaj radhe duke fituar një Emmy për rolin e tij në “The Bear”, disa muaj pasi ai dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur.
Aktori i ndjerë fitoi çmimin Aktori i Shquar i Ftuar në një Serial Komedik në ceremoninë e Creative Arts Emmys 2026, të dielën në mbrëmje, për interpretimin e një biznesmeni të quajtur Albert Schnurr.
Ishte prezantuesja Wendi McLendon-Covey, e cila e pranoi çmimin në emër të Robit, ku salla shpërtheu në duartrokitje. Ajo iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “Të gjithë do të dëshironim që ai të ishte këtu.”
Ky Emmy shënon fitoren e tretë të Robit dhe të parën e tij pas pothuajse 50 vitesh. Ai kishte fituar më parë për rolin e tij në “All in the Family”, në vitet 1974 dhe 1978.
Siç ka raportuar më parë TMZ, Rob dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në dhjetorin e vitit që e lëmë pas. Djali i tyre, Nick Reiner, është akuzuar për dy vepra penale të vrasjes së shkallës së parë dhe është deklaruar i pafajshëm.
Reiner pritet të marrë një homazh gjatë segmentit “In Memoriam” të ceremonisë televizive të Emmys, më vonë këtë muaj.