Ylli Limani me thirrje për marshin për liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në

Mediale Vip

Ylli Limani me thirrje për marshin për liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 19:12
Ylli Limani

Këngëtari i njohur Ylli Limani i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një mesazhi publik, Limani ka ftuar qytetarët që të bashkohen në marsh, duke përcjellë mesazhin:

Në mesazhin e tij thuhet se: “Më 12 shtator marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.”

Sipas njoftimit, thirrja e tij i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, organizata, klube sportive, bashkësi fetare, familje të dëshmorëve, veteranë, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova në prag të 12 shtatorit.

Marshi për Liri organizohet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe në mbrojtje të vlerave dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet marshi protestues në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat