​Sandra Bullock komenton tradhtinë e ish-bashkëshortit

Mediale Vip

​Sandra Bullock komenton tradhtinë e ish-bashkëshortit

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 21:29
Sandra Bullock

Sandra Bullock po reflekton mbi periudhën që pasoi skandalin e tradhtisë së ish-bashkëshortit të saj, Jesse James, në vitin 2010.

Aktorja i tregoi koleges së saj, njëkohësisht dhe shoqes, Jennifer Aniston, gjatë një bisede për Interview Magazine se si u përpoq ta tejkalonte dhimbjen dhe të përballej me fundin e martesës së saj.

Ajo shpjegoi se xhirimi i filmit Gravity me George Clooney në vitin 2011 ishte veçanërisht domethënës, sepse roli i një astronauteje të bllokuar në hapësirë pasqyronte situatën e saj në jetë.

Në atë periudhë të ndarjes së saj që bëri bujë në media, ylli i Hollywood-it po rriste djalin e saj, Louis, të cilin e kishte adoptuar në fund të vitit 2009, por që ende nuk ishte bërë publike ky fakt.

Ajo dhe James u martuan në korrik të vitit 2005, pas një viti lidhjeje. Pas ndarjes së tyre pesë vite më vonë, ky i fundit u shtrua në një qendër trajtimi. Në atë kohë ai kërkoi falje publike, të cilës iu referua edhe në vitin 2017, kur e minimizoi skandalin në një intervistë për Daily Mail.

“Po, e tradhtova gruan time, po, u ngrita dhe mora përgjegjësinë për këtë dhe kërkova falje,” i tha ai medias në atë kohë. “Dhe kjo është e gjitha. … Është pjesë e jetës”, kishte thënë James.

Në anën tjetër, Bullock ka zgjedhur të heshtë për skandalin gjatë viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat