Reagimi i Nicola Peltz ndaj Brooklyn Beckham në tapetin e kuq ngre dyshime

Mediale Vip

Reagimi i Nicola Peltz ndaj Brooklyn Beckham në tapetin e kuq ngre dyshime

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 17:58
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Një moment i shkurtër mes Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz në tapetin e kuq ka mjaftuar që rrjeti të nisë sërish aludimet për marrëdhënien e çiftit. Dyshja u shfaq në Festivalin Amerikan të Filmit në Deauville të Francës, më 8 shtator, ku në qendër të vëmendjes nuk ishin vetëm paraqitjet e tyre elegante, por edhe një episod që fansat e interpretuan si tension mes tyre.

Brooklyn dhe Nicola u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në tapetin e kuq, përpara se ai të largohej pak për t’i lënë bashkëshortes hapësirë të pozonte në mbështetje të koleges së saj në filmin “Prima”, Faye Dunaway, e cila atë mbrëmje u nderua me çmimin “Icon Award”.

Por, pak para se të largohej, Brooklyn vendosi të rregullonte bishtin e gjatë të fustanit Alberta Ferretti të Nicola-s, duke e zhvendosur pas saj në mënyrë që aktorja të mund të ecte lirshëm. Gjesti, që në pamje të parë mund të dukej si një veprim i zakonshëm i një bashkëshorti të kujdesshëm, mori një tjetër kuptim në rrjet për shkak të reagimit të Nicola-s.

Në videon që po qarkullon online, aktorja 31-vjeçare duket sikur e vështron Brooklyn-in me një shprehje jo fort të kënaqur, ndërsa ai tashmë ndodhet pranë barrierave. Reagimi i tyre u bë menjëherë objekt diskutimi dhe komentuesit nisën të spekulojnë nëse mes çiftit ka tensione të padukshme.

“Diçka në këtë video më bën të mendoj se ajo është lodhur pak prej tij”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër ironizoi duke pyetur nëse Brooklyn tashmë është “punonjësi” i bashkëshortes së tij.Të tjerë e komentuan situatën edhe më ashpër, duke e cilësuar Brooklyn-in si një “butler” apo si dikë që kujdeset për çdo detaj të paraqitjes së Nicola-s. Një tjetër përdorues shkroi se ai dukej sikur e kishte kuptuar menjëherë se “do ta dëgjonte më vonë”.

Megjithatë, jo të gjithë e panë momentin si një shenjë krize. Disa fansa e konsideruan gjestin e Brooklyn-it të ëmbël dhe tipik për një bashkëshort që dëshiron të ndihmojë partneren e tij.

Spekulimet për çiftin vijnë në një periudhë kur Brooklyn Beckham vijon të jetë i distancuar nga familja e tij, David dhe Victoria Beckham, si edhe nga vëllezërit e motra e tij. Konflikti i tij me familjen lidhet, ndër të tjera, me mënyrën se si ai pretendon se prindërit e tij janë sjellë ndaj Nicola-s dhe me episode që, sipas tij, kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Që prej largimit nga familja, Brooklyn ka qenë publikisht shumë pranë Nicola-s, duke e shoqëruar shpesh edhe gjatë angazhimeve të saj profesionale. Kjo ka bërë që çdo gjest i çiftit të marrë vëmendje të madhe në rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat